
Gjykata Kushtetuese shpalli të enjten e 23 shkurtit vendimin për mandatin e Olta Xhaçkës, duke rrëzuar Kuvendin dhe duke i dhënë të drejtë Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Sakaq, grupi i Enkelejd Alibeajt i është drejtuar Kuvendit me kërkesën për mbledhjen urgjente të Këshillit të Legjislacionit dhe përfshirjen në rend dite të seancës së ardhshme të mocionit për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Kushtetuese.
Deputetët anëtarë të Këshillit të Legjislacionit Enkelejd Alibeaj, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi dhe Greta Bardeli kërkojnë nga Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla thirrjen e mbledhjes së Këshillit të Legjislacionit të hënën në orën 12:00.
Po ashtu kërkojnë përfshirjen e kësaj çështje në seancën plenare të datës 2 mars.
“Në zbatim të vendimit, në mbështetje të nenit 14 dhe nenit 87 të Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë, kërkojmë thirrjen e mbledhjes së Këshillit për Legjislacionin, ditën e hënë, datë 27.02. 2023, me rend dite: Shqyrtimi i vendimit nr. 1, datë 23.01.2023 të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në kërkesën e tyre.
Gjithashtu thuhet se, “kërkojmë që në seancën plenare të datës 02.03.2023, të përfshihen në rendin e ditës: Shqyrtimi i mocionit të 1/10 së deputetëve përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për ndjekjen e procedurës parlamentare për konstatimin e pavlefshmërisë dhe mbarimit të mandatit të deputetes Olta Xhacka”.
Si dhe “dërgimi i çështjes për konstatimin e papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të Znj. Olta Xhaçka në Gjykatën Kushtetuese”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Qyteti ku çdokush mund të jetë spiun
-
SHBA-të dhe Shqipëria diskutojnë për mbrojtjen – konsultime kryesore dypalëshe në Tiranë
-
Nagorno-Karabakh, shkon në 125 numri i të vdekurve pas shpërthimit të depove të karburantit
-
Kurti: Vuçiçi është i fiksuar me Adem Jasharin – Milan Radojçiçin e projektonte si të tillë