Aplikacione

Grupet civile në Evropë, thirrje për rregullat e privatësisë


Amnesty International, Privacy International, së bashku me 28 grupe të tjera në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe atyre civile, u kanë kërkuar ligjvënësve të Bashkimit Evropian të mbajnë një qëndrim të fortë mbi rregullat e privatësisë të propozuara nga Whatsapp-i i Facebook-ut dhe Skype-i i Microsoft-it.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se kërkesa e grupeve ka qenë në formën e një letre drejtuar Parlamentit Evropian, anëtarët e të cilit janë shprehur se ka qenë përpjekjet e vendeve të BE-së për të dobësuar të drejtat e privatësisë.

Në muajin shkurt, këto vende kanë rënë dakord për një pozicion të përbashkët në negociatat e ardhshme me ligjvënësit e BE-së dhe Komisionin Evropian për një Rregullore ePrivacy.

Rregullorja do të nënshtronte Whatsapp-in dhe Skype-in ndaj të njëjtave rregullave si ofruesit e telekomunikacionit. Ajo gjithashtu kufizon gjurmimin e përdoruesve në mënyrë që të sigurojnë reklama të personalizuara.

E propozuar në vitin 2017, rregullorja ka hasur në pengesa të ndryshme me vendet e BE-së, të cilat nuk kanë rënë dakord mbi rregullat për cookies. Gjithashtu për kërkesat e pëlqimit dhe për dispozitat e zbulimit dhe fshirjes së pornografisë që u shfaqet fëmijëve.

Sipas grupeve civile, vendet e BE-së kishin hequr apo dobësuar disa nga klauzolat që do të mbronin përdoruesit e internetit nga gjurmimi dhe monitorimi ose që mund ta ndalonin gjurmimin. Qoftë ky me cookies ose mjete të tjera teknologjike.

Klauzolat në fjalë ishin propozuar nga ligjvënësit e BE-së si bazë për kryerjen e bisedimeve. Prandaj dhe grupet civile kërkojnë rivendosjen e këtyre klauzolave pasi privatësia është kthyer në një çështje me rëndësi gjatë pandemisë teksa angazhimi i njerëzve në internet ka qenë i shumtë.

“Ne kemi mundësinë të krijojmë një internet që u shërben më mirë përdoruesve duke ndaluar metodat e integruara të mbledhjes dhe gjurmimit të të dhënave”, ka thënë në një deklaratë një zyrtare e lartë e Unionit të Lirive Civile për Evropën, Eva Simon.

Ajo ka shtuar se “është e rëndësishme që Parlamenti Evropian të kuptojë se mund të qëndrojë për njerëzit dhe mos të mbrojë interesat e platformave të mëdha të teknologjisë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore