Sport

Greqia ashpërson masat për tifozët ultras pas vrasjes së tifozit 19-vjeçar


Një tragjedi ndodhi në futbollin grek, kur mbrëmjen e 1 shkurtit u rrah për vdekje tifozi 19-vjeçar Alkis Kampanos.

Ai mbeti i vdekur nga plagët e marra nga disa huliganë, madje njëri prej të akuzuarve, është një shqiptar 23-vjeçar.

Kampanos ishte tifoz i klubit të Aris-it të Selanikit, i cili u vra një natë para se klubi i tij i zemrës të përballej me AEK-un e Athinës.

Kjo ngjarje e rëndë ka bërë që Qeveria e Greqisë të ashpërsojë masat për grupet e tifozëve ultras.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke janë kryer më tepër se 15 kontrolle në klubet e Olympiacos-it, Panathinaikos-it dhe AEK-ut.

Në këtë aksion të policisë greke, thuhet se caku i tyre ishte mbyllja e tifo-grupeve, kështu për të parandaluar dhunat në ndeshjet e futbollit grek.

Kujtojmë që ky nuk ishte rasti i vetëm që solli vdekjen e një tifozi në futbollin e Greqisë. Shumë raste të tilla kanë ndodhur edhe më herët, të cilat tashmë po pretendojnë t’i ndalojnë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore