Rajoni

Greqi: Zgjerohet numri i viktimave në rastin e përdhunimeve të profilit të lartë


Hetimi kundër ish-drejtorit artistik të Teatrit Kombëtar të Greqisë Dimitris Lignadis, për përdhunimet e të miturve ka marrë zgjerim gjatë ditëve të fundit.

Kathimerini ka njoftuar se, është rritur numri i personave që kanë shprehur gadishmërinë e tyre për të dhënë dëshmi. Nga ana tjetër, autoritetet gjyqësore kanë marrë denoncime dhe për tre aktorë të tjerë të teatrit.

Dimitris Lignadis, 56 vjeç, përballet me akuza përdhunimi nga dy burra. Të dyja rastet thuhet të kenë ndodhur kur viktimat ishin të mitur.

Njëri prej tyre, i cili jeton jashtë vendit, thotë se u përdhunua në vitin 2010, në moshën 14 vjeçare, ndërsa tjetri thotë se u abuzua në vitin 2015.

Ish- drejtori u paraqit para gjykatës në Athinë ditën e dielë dhe iu dha mundësia për t’iu përgjigjur akuzave deri ditën e mërkurë. Ndërkohë, mbetet i burgosur.

Akuzat ndaj tre aktorëve të tjerë variojnë nga ngacmimi seksual deri në përpjekje për përdhunim.

Në të njëjtën kohë, kreu i Këshillit Disiplinor të Aktorëve Grekë është thirrur gjithashtu për të dëshmuar në ditët në vijim rreth akuzave të unionit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore