Lajme

Greqi: Zgjedhjet e reja legjislative do të mbahen më 25 qershor


Presidenca greke tha të hënën se vendi do të mbajë zgjedhje të reja më 25 qershor.

Kjo, pasi kryeministri Kyriakos Mitsotakis kërkon të konsolidojë arritjet e tij me arritjen e një shumice parlamentare.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

“Zgjedhjet e reja do të mbahen më 25 qershor”, thuhej në një dekret presidencial, pasi partia konservatore Demokracia e Re e Mitsotakis pati rezultatin më të mirë që nga viti 2007 me 40.8 për qind të votave në zgjedhjet e 21 majit.

Ishte një fitore ndaj partisë së majtë Syriza të ish-kryeministrit Alexis Tsipras me më shumë se 20 pikë.

Megjithë fitoren dërrmuese, Mitsotakis kishte ende pesë vende për të qenë në gjendje të krijonte një qeveri njëpartiake në parlamentin prej 300 deputetësh – dhe refuzoi opsionin e formimit të një koalicioni.

Sipas një ligji të ri zgjedhor që hyn në lojë në votimin e radhës, fituesi mund të marrë një bonus deri në 50 vende, duke lehtësuar synimin për të siguruar një shumicë prej të paktën 151 ligjvënësish.

Në pushtet gjatë katër viteve të fundit, ish-konsulenti i McKinsey Mitsotakis – pasardhës i një prej familjeve më të fuqishme politike të Greqisë – e drejtoi vendin përmes pandemisë që shkatërroi industrinë e saj jetike të turizmit.

Mandati i Mitsotakis u dëmtua, megjithatë, nga një skandal përgjimi si dhe nga një aksident treni që vrau 57 njerëz në shkurt.

Megjithatë, as aksidenti dhe as skandali nuk duket se kanë dëmtuar mbështetjen për konservatorët e tij.

Këta të fundit, shënuan një fitore shumë më të madhe se ajo e parashikuar nga sondazhet e opinionit përpara votimit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore