Rajoni

Greqi: Temperaturat e larta shkaktojnë dyndje njerëzish në plazhe


Temperaturat e larta të rregjistruara ditët e fundit në Greqi kanë bërë që një numër i madh njerëzish të dynden në plazhet e Atikës.

Familjet kanë marrë fëmijët dhe biçikletat e tyre dhe kanë dolë për të shijuar motin e mirë. Shumica e njerëzve janë përpjekur të ruajnë sa më shumë distancën ndërmjet tyre dhe janë të pajisur me maska, sipas mediave greke.

Sipas burimeve disa madje nuk kanë hezituar as të notojnë, pavarësisht se ndodhemi në mes të dimrit.

Nga ana e tyre, autoritetet e policisë, po kryejnë kontrolle intensive në rrugët e kryeqytetit, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve dokumentin përkatës për lëvizjen e tyre.

Greqia ndodhet ditët e fundit në bllokim total si pasojë e situates së coronavirusit.

Komunat kanë marrë vendimin për të mbyllur zonat ku ka parqe të mëdha, në përputhje me masat e parandalimit të transmetimit.

Ndërkohë qytetarët duket se kanë zgjedhur t’iu drejtohen plazheve të afërta, për të shijuar diellin dhe motin e ngrohtë./AlbanianPost.com

 

 

©Zouglagr
©Zouglagr
©zouglagr

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore