Financa

Greqi: Në 8 mars skenari i rihapjes së dyqaneve të pakicës


Qeveria greke është po shqyrton rihapjen e tregtisë me pakicë në datën 8 Mars.

Në të njëjtën kohë, është duke marrë me pozitivitet qasjen e kërkesës së tregut për zgjatjen e shitjes së furnizimeve të dimrit deri më 31 mars.

Shitjet e dimrit filluan më 11 janar dhe supozohet të përfundojnë këtë fundjavë. Ndërkohë, dyqanet u mbyllën deri në 18 janar në Atikë dhe disa rajone të tjera.

Kërkesa për zgjatjen e shitjeve të dimrit është përcjellë tashmë nga Konfederata Greke e Tregtisë dhe Sipërmarrjes (ESEE) dhe të hënën bordi i Shoqatës së Tregtarëve të Athinës i dërgoi një letër Ministrit të Zhvillimit, Adonis Georgiadis duke kërkuar rihapjen e shitjes me pakicë nga të hënën e ardhshme dhe zgjatjen e periudhës së shitjeve deri në fund të marsit.

Qeveria dhe tregu po shqyrtojnë mundësinë e rihapjes së tregut në një mënyrë normale duke praktikuar distancën e nevojshme sociale dhe kushtet higjienike.

Ajo që tregu ka më shumë frikë tani është një bllokim i ri para kremtimit të Pashkëve Ortodokse që këtë vit që është në 2 maj.

Fakti që tregtia me pakicë e cila përbën 60% të xhiros së tregut në Greqi është e mbyllur në Atikë dhe disa zona të tjera kryesore, do të thotë humbje të mëdha jo vetëm për tregtarët, por edhe arkat e shtetit. Këto të fundit thuhet të jenë duke marrë një goditje javore prej 500 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore