Sport

Greenwood akuzohet për dhunë fizike ndaj të dashurës së tij


Mason Grenwood është akuzuar për dhunë ndaj të dashurës së saj pas disa pamjeve të rënda, të postuara nga ajo.

Manchester United i është kundërpërgjigjur akuzave të bëra  me një deklaratë zyrtare akuzave të bëra kundër sulmuesit 20-vjeçar Mason Greenwood.

Akuzat ndaj reprezentuesit anglez u bënë në rrjetet sociale nga e dashura e tij, Harriet Robson, me një seri fotografish të postuara Instagram-in e saj.

Një audio-inçizim është postuar nga ajo, ku dëgjohet Greenwood duke thënë “hapi këmbët po të them”.

Fotot që kishte postuar Robson janë fshirë nga ajo pas një kohe të shkurtë.

Në bazë të fotove, kuptohet se Greenwood po përdorte dhunë ndaj të dashurës së saj, pasi në një video ajo është e gjakosur.

Manchester United ka lëshuar deklaratë këtë mëngjes ku thuhet se “Ne jemi të vetëdijshëm për imazhet dhe pretendimet që qarkullojnë në mediat sociale”.

“Ne nuk do të bëjmë asnjë koment të mëtejshëm derisa të vërtetohen faktet. Manchester United nuk e pranon dhunën e asnjë lloji”, është shtuar në deklaratën e klubit.

Pasi ka kaluar në akademinë e Manchester United, Greenwood ka luajtur 129 herë për klubin. Ai ka bërë 24 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore