Libra

Graham Greene, e kaluara pa të ardhme


Ajo çka i ngjau Greene, mbase në terma më filozofikë është simptoma e modernitetit dhe zhvillimeve perëndimore.

Krizën shoqërore, me të gjithë luftërat botërore, shkrimtarët e dëshmuan në veprat e tyre.

Greene është antidoti i anti-heroit. Ai që nuk vendosi të përballej me luftën si stërmundim njerëzor. Ai ishte një figurë aspak e çiltër apo lakmitare, sakaq e dëshirueshme për modernitetin.

Letërsia e tij është një shëtitje e gjatë dhe e gjallë nëpër rrugëtimet e fëmijërisë dhe, pashmangshmërisht, jetës së pambarimtë.

I veçantë nga karakteri dhe mënyra e të shkruarit, më i veçantë edhe se fëmijët e brezit të tij.

Ai arriti të gjente identitetin e vërtetë artistik, ndryshe nga autorët e brezit të tij.

“Gjëja e parë që mbaj mend, është vetja ime, i ulur në një karrocë fëmijësh, majë një kodre me një qen të ngordhur që prehej në këmbët e mia”, kështu nis një kapitull i hershëm nga kujtimet e Graham Greene-s.

Ky i fundit konsiderohet nga shumë autorë, studiues, kritikë dhe njerëz të letrave, si një nga figurat më të rëndësishme të brezit të jashtëzakonshëm të romancierëve britanikë. Nga të cilët: George Orwell, Evelyn Waugh, Anthony Powell apo Elizabeth Bowen.

Jeta e Greene-s

Greene u lind në vitin 1904. Qe i katërti nga gjashtë fëmijë aspak të zakonshëm.

Familja jetonte në Berkhamsted, një qytezë e këndshme në periferi të Londrës. Babai i Greene-s ishte drejtor, në një shkollë të respektuar djemsh.

Ai u rrit në një familje me kushte mjaft të mira ekonomike. Kishte një vëlla të madh, Raymond-i, i cili pati sukses, në fushën e mjekësisë (u specializua në fushën e endokrinologjisë).

Vëllai më i ri se Greene, Hugh-i, gjithashtu kishte pozicion të rëndësishëm (ishte drejtori i përgjithshëm i BBC-së).

Më e vogla e fëmijëve qe Elisabetha, e cila po ashtu luante një rol kyç në shoqërinë e asaj kohe (punonte për M.I.6, operacioni i inteligjencës së jashtme të Anglisë).

Familja e Greene-s ishte e formuar në të gjitha drejtimet. Edhe pse me shërbëtorë, nëna e shtëpisë gjithmonë gjente kohën për të luajtur me fëmijët e saj.

Greene do të dërgohej në kolegjin, ku punonte i ati, në moshën shtatëvjeçare. Falë pozitës së tij si i biri i drejtorit, ai do të përndiqej pa pushim nga shokët e tij të shkollës.

Si adoleshent, ai filloi të organizonte “vetëvrasjet” e tij të stisura, të cilat përfundonin gjithmonë në situata gati-gati komike. Një herë, sipas rrëfimeve të së ëmës së tij, ai u përpoq të vriste veten duke gëlltitur ilaç sysh.

Gjithashtu flitet se ka eksperimentuar shpesh, në momente të ndryshme, duke gjerbur pika anti-alergjike dhe grushte aspirinash.

Ishte i apasionuar dhe e “dashuronte” ruletin rus. Përdorte shpesh armën e të vëllait, Raymond-it, edhe pse foleja e pistoletës ishte gjithmonë bosh.

Por, “vuajtjet” e tij do të përfundonin në shkollë të mesme, kur prindërit do të dërgonin te psiko-terapisti i tij i parë. Edhe pse shumë të tjerë do të pasonin për të gjetur diagnozën e duhur.

Pas një sërë përsiatjesh, diagnoza e tij përfundimtare ishte “depresioni maniak”, ose çrregullim bipolar siç quhet tani. Kjo qe goditja që e kaploi shpirtërisht.

Sipas përshkrimeve të tij, gjatë universitetit, ai e kish kaluar pjesën më të madhe të kohës në një “mjegull dehëse”.

Në vitet e tij të shkrimeve, shpesh jetonte nën regjimin e amfetaminës në zgjimet e mëngjesit dhe qetësuesve natën, për ta vënë në gjumë.

Kjo, bashkangjitur sasive të mëdha me alkool dhe varësisë nga ilaçet gjithashtu. Në shumë prej udhëtimeve në Vietnam, ai pinte opium pothuajse çdo ditë.

Pika kyçe, në lidhje me diagnozën maniake-depresive, ishte pranimi nga ana e Greene-s dhe gjetja e çelësit të personalitetit dhe ndikimi i tij në krijimtarinë e tij.

Richard Greene, i vëllai, asokohe shkruante se biografia e tij kish për qëllim korrigjimin e interesit të tepruar të biografëve të mëparshëm mbi jetën seksuale të romancierit.

Por, duke marrë parasysh sa kohë dhe energji vuri në jetën e tij seksuale Graham Greene, dikush mund të çuditet se si çdo biograf mund t’i bënte bisht këtij aspekti.

Greene u martua kur ishte njëzet e tre vjeç, me një grua të devotshme katolike, Vivien Dayrell-Broëning.

Ai qëndroi i martuar me të derisa vdiq, në 1991. Ata qëndruan bashkë, pasi për arsye fetare Vivien-i, ajo nuk mund t’i jepte divorcin.

Pas rreth dhjetë vitesh nga celebrimi, martesa kish përfunduar. Ai e kaloi pjesën e mbetur të jetës së tij, duke pasur problematika të zgjatura, të pasionuara. Pa harruar aventurat më të shkurtra dhe për të mos përmendur shumë pasdite me prostitutat.

Ajo që Greene donte të bënte me jetën e tij, ishte të shkruante romane dhe, pas një fillimi të vështirë, i botoi ato rregullisht.

Numërohen të paktën njëzet e katër, në gjashtë dekada. Ai gjithashtu përjetoi një periudhë fantastike gazetarie, kryesisht duke punuar për “The Spectator”.

Në rrëfimin e Richard Greene, çrregullimi bipolar i Graham-it e goditi atë jo vetëm me shumë entuziazëm dhe depresion, por mbi të gjitha me një mërzi të tmerrshme, të cilën ai mund ta lehtësonte vetëm duke kërkuar vazhdimisht tronditje.

Kjo është ajo që e bënte atë të luante me armë, kjo është ajo që e dërgonte atë në shtrat me çdo grua tjetër që rastiste.

Vdekja qe e ngadaltë nga përjetimi njerëzor dhe problematik. Anti-heroi nuk ka asnjëherë të ardhme, por vetëm endet nëpër kujtime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore