Shqipëria

Grabitje me armë në fshatin Prush të Tiranës


Një grabitje me armë zjarri është regjistruar pasditen e 9 dhjetorit në një biznes në fshatin Prush të Tiranës.

Paraprakisht dyshohet se janë tre persona që tentuan grabitjen ndërsa kanë qenë të armatosur me armë zjarri kallashnikov.

Policia e Tiranës, sakaq thekson se për krehjen e zonës është vënë në lëvizje edhe forca RENEA. “Më datë 09.12.2023, rreth orës 19:13, në fshatin Prush, përballë ambulancës, në banesën e shtetasit G. H., janë futur disa persona, të armatosur.

Me marrjen e njoftimit shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, dhe në momentin që janë afruar afër banesës, tre personat e armatosur, kanë qëlluar me armë ndaj tyre.

Policia është përgjigjur me armë ndaj tyre. Shërbimet e DVP Tiranë, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore