Shqipëria

Grabitet një pikë e këmbimit valutor në Kamëz, vidhen afro 10 mijë euro


Këtë të premte të 2 shkurtit është regjistruar një grabitje në një pikë të këmbimit valutor në Kamëz.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në Exchange dhe kanë arritur të marrin rreth 10 mijë euro.

Sakaq, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit afër Institutit Bujqësor.

Tre autorët mësohet se kanë arritur të shembin një pjesë të murit të ndërtesës dhe më pas kanë realizuar grabitjen.

Pasi kanë arritur të kryejnë misionin e tyre, autorët kanë përdorur një automjet tip BMW për t’u larguar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore