Sport

Goretzka, ngec rinovimi me Bayern-in


Bayern Munich-u nuk do e ketë të lehtë rinovimin e kontratës me mesfushorin, Leon Goretzka, raporton gjermania “Sport Bild”.

Goretzka ka edhe një vit kontratë në “Allianz Arena” dhe vullneti i klubit është në rinovimin e saj, por nuk do të jetë e thjeshtë gjetja e gjuhës së përbashkët me 26-vjeçarin.

Mesfushori për të rinovuar kontratën kërkon të marrë 20 milionë euro në sezon, ndërsa Bayern-i nuk ofron më shumë se 12 milionë euro.

Bayern-i nuk dëshiron që lojtarit t’i ofrojë 20 milionë euro në sezon, për shkak të një tavani pagash që ka vendosur dhe atë tavan mund ta thyejnë vetëm lojtarë të kalibrit si Robert Lewandowski.

Goretzka kaloi në Mynih në 2018 nga Schalke 04 pasi përfundoi kontratën në “Veltins Arena”. Me Bayern-in, Goretzka ka luajur 112 ndeshje, ku ka shënuar 25 gola dhe ka dhënë 27 asiste.

Duke parë ngecien e negociatave mes Bayern-it dhe Goretzka-s, klube si Manchester United, Real Madrid-i dhe Barcelona kanë shfaqur interes për lojtarin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore