Pajisje

Google para gjykatës për mospërfshirjen e gjuhës shqipe në shërbimet e tyre


Google është në gjykatë për mos-përfshirjen e gjuhës shqipe në listën e gjuhëve të mbështetura në shërbimet e tyre. Padia është ngritur në Gjykatën e Lartë të Kalifornisë nga Haki Dervishi, një shtetas amerikan, dhe Neshad Asllani, një mjek kosovar dhe anëtar i bordit të organizatës “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York.

Ata argumentojnë se kjo mospërfshirje është një formë e diskriminimit që ka ndikime të mëdha në media, marketing, investime të huaja dhe zhvillim ekonomik dhe teknologjik në rajonin e gjuhës shqipe, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetet shqiptare në të gjithë botën.

Google Logo History 2015 | Riwayat logo Google - Google ロゴの歴史 animated gif

Sipas tyre, ky diskriminim ka bërë që folësit e gjuhës shqipe të jenë të përjashtuar nga shërbimet si Google Ads, Google Adsense dhe Google Admob.

Ata besojnë se ky përjashtim është një pengesë për zhvillimin e biznesit, marketingun dhe gazetarinë në gjuhën shqipe dhe po sjell ndikime negative në lidhje me të tjerët në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore