Aplikacione

Google Maps me lokacione vaksinimi


Së shpejti në Google Maps do të shfaqen lokacionet e vaksinimit COVID-19 për të rritur ndërgjegjësimin mbi virusin dhe mënyrat se si mund të shmanget.

Sipas CNN, agjensi lajmesh, veçoria e re e Goole Maps do të nisë të aplikohet fillimisht në katër shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Arizona, Louisiana, Misisipi dhe Texas. Mirëpo, shërbimi do të shtrihet edhe në shtete dhe vende të tjera.

Google, ka bërë me dije se kërkimi i përdoruesëve për “vaksina afër meje” ka qenë i lartë që prej fillimit të vitit, prandaj dhe veçoria e re vjen për të siguruar një përgjigje me rëndësi lidhur me vendndodhjen.

Për të përftuar të dhëna të sigurta, Google ka njoftuar se po bashkëpunon me “burime autoritare” duke përfshirë edhe qeveritë lokale./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore