Aplikacione

Google Maps e turbulloi këtë shtëpi në Ohio për një arsye shumë rrëqethëse


Google Maps është një aplikacion i fuqishëm që mund t’ju tregojë rreth vendndodhjes specifike.

Aplikacioni merr fotografi reale të pothuajse të gjitha zonave në një qytet dhe ia shfaq ato një përdoruesi.

Google Maps mund të tregojë çdo ndërtesë ose shtëpi në një lagje. Gjithçka që duhet të bëjë një përdorues është të lundrojë ngadalë në hartën e tij për të gjetur atë që kërkon.

Ndërsa tregon pothuajse gjithçka në një hartë, ka disa vende që janë të paqarta ose të censuruara.

Shtëpia gjendet në rrugën Saymour Avenue 2208 në Ohio. Nëse shikohet nga perspektiva e zogut në Google Maps, përdoruesit mund të shohin vetëm kulmin.

Ajo dikur i takonte përdhunuesit Ariel Castro, që kishte rrëmbyer tri gra dhe i kishte mbajtur të ngujuara në shtëpinë e tij për gati dhjetë vite.

Castro ishte përdhunues dhe keqbërës, deri në momentin kur një nga tri gratë e rrëmbyera arriti të ikë tek fqinji dhe t’i telefonojë policisë.

I dyshuari menjëherë ishte arrestuar dhe kishte pranuar fajin në të gjitha pikat e aktakuzës që rëndonin mbi të. Shtëpia i ishte marr dhe shembur.

Megjithatë nuk dihet nëse në të njëjtën parcelë ishte ndërtuar shtëpia e re, por dihet se shtëpia është “mjegulluar” për arsye të sigurisë dhe privatësisë.

Shtëpia brenda të cilës u xhirua filmi “Home Alone”, gjithashtu është “mjegulluar” në Google Maps për të mbrojtur privatësinë e pronarit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore