Aplikacione

Google-i, paralajmërim për rezultatet e dobëta të kërkimit


Kompania teknologjike, Google, ka nisur të paralajmërojë përdoruesit kur kërkojnë një temë që ka të ngjarë të ketë rezultate të dobëta. Kjo si pjesë e përpjekjes së tij për të trajtuar “boshllëqet e të dhënave” në motorin e kërkimit.

Agjencia e lajmeve, The Guardian, tregon se paralajmërimi i ri i iniciuar nga Google-i, është vënë në dukje nga Renee DiResta, një akademik që studion në Universitetin e Stanfordit dezinformatat.

“Duket sikur këto rezultate po ndryshojnë shpejt” dhe Google-i tani do të paralajmërojë përdoruesit se “nëse kjo temë është e re, ndonjëherë mund të duhet kohë që rezultatet të shtohen nga burime të besueshme”, thuhet në paralajmërim.

“Kjo është hera e parë që kam parë këtë përgjigje nga Google Search”, ka thënë DiResta. “Hap pozitiv për të komunikuar se diçka është e re dhe për të theksuar se faktet nuk janë të gjitha të njohura ose konsensusi për atë që ka ndodhur është ende duke u formuar”.

Prej kohësh, studiuesit kanë paralajmëruar që motorët e kërkimit mund të jenë mjete të fuqishme për përhapjen e gënjeshtrave. Boshllëqet e të dhënave, pyetjet e motorëve të kërkimit që kanë pak ose aspak rezultat, shpesh mund të çojnë në pretendime të thella duke u dhënë rëndësi të padrejtë.

Ndërlidhësi publik për kërkim në Google, Danny Sullivan, ka thënë në një postim në blog se “ne kemi trajnuar sistemet tona për të zbuluar kur një temë po zhvillohet me shpejtësi dhe një sërë burimesh nuk janë vlerësuar ende. Tani do të tregojmë një njoftim duke treguar se mund të jetë më mirë të riktheheni më vonë kur mund të jenë në dispozicion më shumë informacione nga një gamë e gjerë burimesh”.

The Guardian shkruan se paralajmërimi ka tendencë të shfaqet për kërkime të shpeshta të kohëve të fundit, por që pak prej tyre vijnë nga faqet me reputacion.

Për shembull, një raportim i fundit mbi UFO-t në Wells ishte përhapur me shpejtësi mes teoricienëve të konspiracionit, por mori pak vëmendje.

Lidhur me këtë, një kërkim për termat “ufo 106 mph” sillte shkurtimisht paralajmërimin, dallon Sullivan për faqen teknologjike të quajtur Recode.

“Dikush e kishte marrë këtë video të raportimit policor të lëshuar në Wells dhe që kishte pak mbulim për shtyp. Por ende nuk ka shumë për këtë”, është shprehur Sullivan.

Ai ka shtuar se “njerëzit ndoshta po e kërkojnë atë, ata mund të jenë duke shkuar nëpër media sociale, kështu që ne mund të themi se po fillon të bëhet trend. Mund të themi se nuk ka shumë gjëra domosdoshmërisht të mira që gjenden atje. Dhe ne gjithashtu mendojmë se ndoshta gjëra të reja do të vijnë pas”.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore