Teknologji

Google-i, në krye të ruajtjes së lejeve të punës për bashkëshortët


Kompania teknologjike, Google, ka njoftuar se është duke udhëhequr rreth 30 kompani dhe grupe tregtare, që kundërshtojnë një proces gjyqësor, i cili kërkon të ndalojë mbi 90 mijë viza pune të bashkëshortëve të punonjësve me përvojë pune për të pasur një punë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Agjencia e lajmeve, BBC, tregon se pretendimi i organizatave bazohet në idenë se zhbllokimi i autorizimit të punësimit për bashkëshortët do të shkaktonte dëme financiare të konsiderueshme për familjet, pasi shumica prej tyre bëjnë zgjedhje të tilla, si lindja e një fëmije apo blerja e një shtëpie bazuar në pritjen e të ardhurave.

Gjatë muajve të ardhshëm, një Gjykatë Federale në Washington pritet të vendosë mbi procesin gjyqësor që sfidon lejet e punës të lidhura me vizat H-4, të cilat u lëshohen bashkëshortëve të mbajtësve të vizave H-1B në role që kërkojnë aftësi të larta në teknologji apo industri të tjera.

Catherine Lacavera, nënkryetare e çështjeve ligjore në Google, në një postim në blog ka thënë se kompania ka drejtuar një përmbledhje miqësore mbi çështjen.

Ka qenë një grup i punonjësve të IT-së në vitin 2015, të quajtur Steve Jobs USA, që kanë ngritur padinë pasi, sipas tyre, kishin humbur vendet e punës për shkak të vizave të punës.

Mirëpo, çështja u vonua, pasi administrata e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, e kundërshtoi heqjen e rregullit të punës H-4. Ndërkohë që tani administrata e re e Joe Biden-it dhe paditës janë duke kërkuar gjykim të shkurtuar.

Avokatët e Google-it, pasi dëgjuan shqetësimet e punonjësve lidhur me pasigurinë e programit të punës, kontaktuan organet tregtare përfshirë Këshillin e Industrisë së Teknologjisë së Informacionit dhe bashkë me të Amazon-in, Microsoft-in, Pinterest-in dhe dhomën e Tregtisë, por edhe organizata të tjera.

Gjatë muajit të kaluar, një grup i vogël biznesesh, përfshirë edhe Google-in, kanë paraqitur një përmbledhje miqësore që mbështeste një çështje të veçantë, e cila kërkon një urdhër që shtyn qeverinë të shpejtojë përpunimin e saj të lejeve të punës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore