Aplikacione

Google-i dhe Amazon-i, përballë vëzhgimeve për shpenzimet e lobimit


Në tremujorin e parë të vitit 2021, kompanitë e mëdha teknologjike përfshirë Google-in dhe Amazon-i, kanë shpenzuar miliona në lobime teksa përballen me një vëzhgim të shtuar nga demokratët dhe republikanët për praktikat e pretenduara antikonkurruese.

Agjencia e lajmeve, Bloomberg, zbulon se sipas paraqitjeve në Kongres Google-i ka shpenzuar 2.7 milionë dollarë në lobimin federal për tremujorin e parë që është mbyllur më datë 31 mars.

Mirëpo, kjo rritje konsiderohet të jetë afro 49 për qind krahasuar me të njëjtën përiudhë të një viti më parë. Ajo shkon paralelisht me investimet e vazhdueshme të kompanisë në ëashington pas një rënie dy vjeçare.

Google-i e ka përqendruar lobimin në një sërë çështjesh duke nisur nga patentat dhe të drejtat e autorit deri te privatësia dhe mbrojtja e konsumatorit.

Gjithashtu ka zbuluar në Kongres lobimin për çështjet e konkurrencës mbi reklamat në internet dhe po përballet me ankesa për sjellje antikonkurruese. Megjithatë lobimi nuk pritet të ndikojë drejtpërdrejtë në rezultatin e atyre rasteve.

Nga ana tjetër, Departamenti i Drejtësisë dhe një grup shtetesh e kanë hedhur në gjyq kompaninë pasi pretendojnë se abuzon me dominimin e saj në kërkimin në internet.

Bloomberg shpjegon se shpenzimet në rritje të lobimit vijnë mes një llogaritjeje më të gjerë dypalëshe në platformat teknologjike. Si demokratët edhe republikanët kanë drejtuar thirrje në Kongres për reforma gjithëpërfshirëse në këtë sektor.

Nga ana tjetër, Amazon-i ka rritur shpenzimet e saj për lobim me rreth 11 për qind gjatë tremujorit të parë të vitit çka është konsideruar një rekord për kompaninë.

Amazon-i ka thënë se ka lobuar për një gamë të gjerë termash duke nisur nga logjistika te llogaritja në cloud dhe një program satelitor i komunikimit duke shpërfaqur interesat më të gjera të biznesit të saj.

Kompania prej vitesh ka pasur një prani të vogël në Washington drejtuar drejt lobimit në çështjet e taksave të shitjeve dhe internetit. Por, strategjia ndryshoi teksa Amazon-i u rrit si një nga kompanitë më të mëdha në botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore