Pajisje

Google Chrome për iOS tani mund të përdor AI për të përmbledhur artikujt


Google njoftoi se po shton një aftësi me AI, me qëllimin për të ndihmuar përdoruesit të “mësojnë më mirë dhe të kuptojnë informacionin”.

Në aplikacionin Google Search për Chrome, tani ekziston një opsion beta për të përmbledhur një artikull të gjatë.

Chrome është në gjendje të ofrojë “pikat kyçe” të artikullit, së bashku me një funksion “Eksploro në faqe” me pyetje dhe përgjigje të nxjerra nga përmbajtja.

Chrome Feature 22

Google thotë se veçoria ka për qëllim t’i ndihmojë njerëzit “të angazhohen më thellë”. Ai tregon pikat kyçe në artikuj pa pagesë por nuk do të përmbledhë artikujt që janë me mure pagese.

Që tani, funksionaliteti i ri është i disponueshëm në Chrome në pajisjet iOS dhe Android, me Google që planifikon ta zgjerojë atë në desktop “në ditët në vijim”.

Në të ardhmen e afërt, Google planifikon gjithashtu të përmirësoj funksionet me AI.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore