Shqipëria

Gonzato dhe Wisner takohen për të ritheksuar rëndësinë e partneritetit BE-SHBA, në mbështetje të Shqipërisë


I ngarkuari me punë i SHBA-ve në Tiranë, David Wisner, ka takuar ambasadorin e ri të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ku të dy diplomatët kanë theksuar rëndësinë e partneritetit mes Evropës dhe Amerikës, për të mbështetur Shqipërinë në integrimit drejt Unionit.

Lajmi u bë i ditur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një publikimi në median sociale X, njohur më parë si Twitter.

“Ata rikonfirmuan rëndësinë e partneritetit të fortë midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian në mbështetje të rrugës së Shqipërisë drejt anëtarësimit të plotë në BE, së bashku me progresin e vazhdueshëm në reformën në drejtësi, bashkëpunimin në zbatimin e ligjit dhe lidhjet e biznesit dhe të mbrojtjes”, shkruhet në njoftim.

Më herët, Gonzato ka zhvilluar takimin e tij të parë zyrtar me kryeministrin e vendit, Edi Rama, duke e vendosur bisedën e parë mes tyre në rrafshin e aspiratave të integrimit shqiptar në Union.

Përmes një publikimi në median sociale X, njohur më parë si Twitter, Gonzato shkruan se ka folur me kryeministrin për procesin e integrimit dhe se si ekipi i tij mund të ndihmojë në këtë rrugëtim.

“Ne folëm për hapat e ardhshëm të Shqipërisë në procesin e saj të integrimit në BE dhe se si unë dhe ekipi im mund ta shoqërojmë vendin në këtë rrugëtim sfidues, por premtues”, përmend ai.

Gonzato takohet me Ramën, flet për aspiratat e Shqipërisë në BE

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore