
Anësori i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës me ekipin e tij, Galatasaray në Superligën turke.
Ky ishte goli i parë për futbollistin dardan në kampionatin turk të futbollit. Gjithashtu ka dhuruar edhe tre asistime. Megjithatë, goli nuk ishte i pari me fanellën e Galata-s, pasi Rashica ka shënuar më parë në Kupën e Turqisë, dy herë.
🇹🇷Here’s Milot Rashica first League goal for @GalatasaraySK 🚀
pic.twitter.com/i1tKzDXPBu— Kosovar Football 🇽🇰 (@kosovarfootball) January 28, 2023
Galata u ndesh në transfertë me Giresunspor-in, duke triumduar 4-0. Goli i parë i takimit u shënua nga Dries Mertens. Leo Dubios dyfishoi rezultatin. Teksa Rashica ishte autori i golit të tretë. Për të vulour fitoren e miqëve mendoi Yunus Akgun.
Pas 20 javëve të luajtura, Galatasaray qëndron në krye të Superligës turke me 48 pikë. Ndjkësi më i afërt është Fenerbahçe me 41 pikë, por dhe me një ndeshje më pak.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com