Sport

Golashënuesit më të mirë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve


Faza e grupeve e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve tashmë ka përfunduar, me të vazhduar më pas me fazën e eliminimit direkt.

Shumë gola dhe shumë ndeshje spektakolare u shfaqën gjatë kësaj faze, por kush i prin listës së golashënuesve, pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara nga secili klub?

I pari në listë është sulmuesi i Ajax-it, Sebastian Haller, i cili ka shënuar 10 gola gjatë fazës së grupeve.

Ai ishte i mrekullueshëm gjatë kësaj faze së bashku me klubin e tij nga Amsterdami, të cilët morën gjashtë fitore në po aq ndeshje, ku në të gjitha prej tyre, Haller kishte shënuar të paktën një gol.

Pra, Haller është vetëm një gol larg rekordit, që mbahet nga Cristiano Ronaldo, të cilin do të ketë në dispozicion të paktën edhe dy ndeshje për ta arritur.

I dyti në këtë listë është sulmuesi i Bayern Munich-ut, Robert Lewandowski, i cili ka realizuar nëntë gola deri më tani.

Lewa shkëlqeu me Bayern-in deri më tani, duke fituar të gjitha ndeshjet e fazës së grupeve në këtë edicion.

Vendi i tretë në këtë listë, mbahet nga mesfushori i skuadrës së Leipzig-ut, Christopher Nkunku, i cili ka realizuar shtatë gola në fazën e grupeve.

Ai ishte fantastik në ndeshjen që ekipi i tij e humbi ndaj Manchester City-t me rezultat 6:3, mirëpo të gjithë golat i shënoi Nkunku, të cilat e mbajnë në vendin e tretë në listë.

Ai nuk do të ketë mundësi të shënojë më gola gjatë këtij edicioni ne Champions, pasi që së bashku me skuadrën e tij, janë eliminuar.

Vendi i katërt mbahet nga futbollisti i Liverpool-it, Mohamed Salah, i cili brenda gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, ka gjetur rrugën e rrjetës në shtatë raste.

Kurse në vendin e pestë renditet golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj gare, Cristiano Ronaldo.

Futbollisti i Manchester United deri më tani ka realizuar pesë në po aq ndeshje sa luajti në fazën e grupeve të kësaj gare, pasi që në takimin e fundit kundër Young Boys, portugezi ishte paraqitur.

Pas tyre vijnë katër futbollistë me nga pesë gola të realizuar: Lionel Messi, Karim Benzema, Leroy Sane dhe Riyad Mahrez.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore