Lajme

Goditja e Boeing pas denoncimit të ri ngre shqetësime për sigurinë


Boeing po përballet me presion të ri pasi një denoncim ka raportuar shqetësime për sigurinë në lidhje me prodhimin e disa prej avionëve te rregullatorët amerikanë.

Inxhinieri Sam Salehpour ka akuzuar Boeing-un se po ndërmerrte shkurtore në ndërtimin e avionëve të tij 787 dhe 777.

Po ashtu ka pretenduar se është kërcënuar me ndërprerje pasi ngriti shqetësimet me shefat.

Por Boeing ka thënë se pretendimet ishin “të pasakta” dhe se avionët e tij janë të sigurt.

“Çështjet e ngritura i janë nënshtruar një ekzaminimi rigoroz inxhinierik nën mbikëqyrjen e Administratës Federale të Aviacionit”, ka bërë me dije kompania.

“Kjo analizë ka vërtetuar se këto çështje nuk paraqesin ndonjë shqetësim sigurie dhe avioni do të ruajë shërbimin për disa dekada”.

Aksionet e prodhuesit të avionëve u fundosën pothuajse 2% pasi Administrata Federale e Aviacionit (FAA) tha se po hetonte pretendimet.

Kompania raportoi se kishte dorëzuar vetëm 83 avionë për klientët në tre muajt e parë të vitit – numri më i paktë që nga viti 2021.

Ankesa e denoncuesit është incidenti i fundit për të përqendruar vëmendjen në sigurinë e avionëve të prodhuar nga Boeing me bazë në SHBA, një nga dy prodhuesit kryesorë në botë të avionëve komercialë.

Kompania tashmë po përballej me hetim penal dhe probleme të tjera ligjore, pasi një derë e daljes u shkëput nga një prej avionëve të saj më të vegjël 737 Max 9 pas ngritjes në janar.

Pasagjerët i shpëtuan lëndimeve të rënda, por incidenti e ka zhytur kompaninë në krizë, duke detyruar një ndalim të përkohshëm të dhjetëra avionëve 737 Max 9, duke tërhequr hetime rregullatore dhe duke e shtyrë Boeing të ngadalësojë në mënyrë dramatike prodhimin e avionëve.

Kompania që u vu sërish nën vëzhgim intensiv bëri që shefi ekzekutiv i saj David Calhoun të njoftonte muajin e kaluar se do të largohej nga fundi i vitit.

Të martën, avokatët e inxhinierit Salehpour thanë se Boeing kishte marrë vendime për montimin e avionëve 787, gjë që vendosi stres në nyjet që lidhnin pjesë të trupit të avionëve, një çështje që prek më shumë se njëmijë avionë.

Në një ankesë sinjalizuesi të paraqitur në FAA në janar, ai pretendoi se metoda mund të zvogëlojë jetëgjatësinë e avionit.

“Këto probleme janë rezultat i drejtpërdrejtë i vendimit të Boeing në vitet e fundit për t’i dhënë përparësi fitimeve mbi sigurinë, dhe një rregullator në FAA që është bërë shumë i respektueshëm ndaj industrisë”, thanë avokatët e tij, Debra Katz dhe Lisa Banks në një deklaratë.

Ata shtuan se Salehpour ishte transferuar për të punuar në aeroplanin 777 pasi ai ngriti shqetësime.

787 Dreamliner është një aeroplan më i madh se 737, i përdorur shpesh në fluturimet ndërkombëtare.

Ai ka fluturuar komercialisht që nga viti 2011, por pothuajse që nga fillimi ka qenë objektiv i ankesave cilësore.

Boeing përfundimisht ngadalësoi prodhimin dhe ndaloi dërgesat për gati dy vjet, duke iu përgjigjur çështjeve që ishin ngritur.

FAA në vitin 2022 miratoi Boeing për të rifilluar dërgesat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore