Shqipëria

Goditet një grupi kriminal i trafikimit të narkotikёve në Shkodër


Një grup që ushtronte veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të narkotikëve ёshtё goditur nё qytetin e Shkodrёs.

Si rezultat i operacionit “Rrjeta” u kapёn nё flagrancё, nё fshatin Postribё katёr shtetas. Sipas burimeve të policisë, gjatё momentit tё mbёrritjes sё efektivëve personat po shkёmbenin lёndёn narkotike me njёri-tjetrin.

Tё arrestuarit janё H. U., 30 vjeç, M. U. 26 vjeç, A. U., 36 vjeç dhe M. U., 72 vjeç të tre banues nё Shkodër.

Forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 14 litra vaj hashashi, 65.6 gramë lëndë narkotike në formë çokollate, një armë gjahu, një sasi fishekësh, një sasi parash, 6 aparate celulare dhe 1 automjet.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore