Lajme

Goditet me shuplakë presidenti francez Macron


Presidenti francez, Emmanuel Macron, u godit me një shuplakë në fytyrë nga një burrë ndërsa ndodhej në Francën Jugore.

Forcat e sigurisë së Macron-it ndërhynë shpejt për ta tërhequr njeriun në tokë dhe për ta larguar Macron-in.

Dy persona u arrestuan në lidhje me incidentin.

Kryeministri francez, Jean Castex, në një deklaratë për mediat tha se incidenti ishte një fyerje ndaj demokracisë.

Ngjarja ndodhi ndërsa Macroni ishte në një vizitë në rajonin e Drome, ku ai u takua me restoratorë dhe studentë. Në fokus të takimit ishte kthimi në normalitet pas pandemisë COVID-19.

Në videon që qarkullon në mediat sociale, Macron mund të shihej duke ecur drejt një turme që ishin pas një pengese metali.

Administrata presidenciale tha se kishte pasur një përpjekje për të goditur Macron-in, por nuk pranoi të komentonte më tej.

 

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore