Lajme

Gjykata urdhëron Izraelin të paguajë gjysmë milioni dollarë për jordanezin e plagosur


Një gjykatë jordaneze ka urdhëruar ambasadën izraelite në Aman t’i paguajë 500 mijë dollarë Maher Fares Ibrahim, një shofer jordanez i cili ishte qëlluar, së bashku me dy jordanezë, nga një roje e ambasadës në vitin 2017.

Të paktën kështu raportuan mediat lokale.

Sipas raportimeve të mediave, Ibrahimi ka ngritur një padi kundër ambasadës izraelite në Aman, duke kërkuar kompensim për dëmet materiale dhe morale të pësuar pas plagosjes së tij nga roja e ambasadës.

Më 24 korrik 2017, Maher ishte në ambasadë për të ofruar mobilje, kur roja vrau dy jordanezë, përkatësisht Muhammad Al-Jawawdeh dhe Bashar Al-Hamarneh dhe plagosi Maherin, pas një mosmarrëveshjeje.

Në atë kohë, autoritetet jordaneze e lejuan rojen të largohej nga Jordania pasi e kishin marrë në pyetje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore