Gjykata Supreme hedh poshtë kërkesat e Gucatit e Haradinajt për mbrojtje të ligjshmërisë

Paneli i Gjykatës Supreme pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, ka hedhur poshtë kërkesat e ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës të Ushtrsë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati e Nasim Haradinaj, për mbrojtje të ligjshmërisë në bazë të ligjit.
Fillimisht është refuzuar kërkesa për mbajtjen e një seance gojore e më pas edhe kërkesa e Gucatit që një i akuzuar tjetër, Dritan Goxhaj, të përfshihet si palë e tretë në këtë proces me arsyetimin se “nuk i takon Gucatit të kërkojë të mbrojë interesat e perceptuara të një të akuzuari tjetër në kuadër të kërkesës së vet”.
“Sa u takon arsyeve konkrete mbi të cilat u bazuan kërkesat (7 nga secili parashtrues), paneli i rrëzoi ato duke konstatuar se nuk është bërë shkelje e së drejtës penale dhe as shkelje thelbësore e procedurave nga ana e Trupit Gjykues dhe Panelit të Gjykatës së Apelit, ose duke i konstatuar ato të papranueshme”.
Dhomat e Specializuara kishin caktuar panelin e Gjykatës Supreme për shqyrtimin e ankesës së avokatëve mbrojtës të ish-krerëve të OVL-UÇK më 7 maj të këtij viti, të cilët kanë kërkuar lirimin e plotë nga akuzat ose ulje edhe më të madhe të dënimit prej katër vjet e gjysmë burgim.
Gjykata e Apelit ua kishte ulur dënimin për tre muaj Gucatit dhe Haradinajt në fillim të muajit shkurt. Dënimet e njësuara parashihet të jenë prej 4 vjetësh e tre muaj burgim dhe paneli i Gjykatës së Apelit kishte deklaruar se koha e qëndruar në paraburgim do t’iu llogaritet në dënim.
Gucati dhe Haradinaj, më 18 maj 2022, janë shpallur fajtorë për pengim të administrimit të drejtësisë, duke u dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim. Që të dy janë në burg në Hagë që nga shtatori i vitit 2020.
Ata janë arrestuar më 5 shtator të vitit 2020 dhe që nga ajo kohë janë në qendrën e Hagës. Ata dyshohej se po atë vit, përmes disa konferencave për media, kishin shpërndarë për gazetarët dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Trendafilova ia futi kot – Specialja s’mund të shqiptojë dënime me burgim të përjetshëm
-
S’përjashtohen dënime të përjetshme për krerët e UÇK-së – Trëndafilova 3 orë llafe në Prishtinë
-
Trendafilova: Jemi duke pritur vendimin final rreth ndalimit të vizitave për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë
-
Sërish në seancë të mbyllur dëshmon dëshmitari i nëntë në gjykimin ndaj Shalës
Lajmet kryesore
-
Mira Murati, një nga 25 gratë më me ndikim në botë për vitin 2023
-
Asnjanësi klimatike deri në vitin 2050 – A do ia dalë Shqipëria?
-
COP28: 50 kompani të naftës dhe gazit nënshkruajnë statutin për të përshpejtuar veprimet klimatike në sektorin industrial
-
Thellimi i raporteve Kosovë-Kenia, në fokus të takimit Osmani-Ruto