Shqipëria

Gjykata pranon “gjykimin e shkurtuar” për ish-shefen e kabinetit të Ahmetajt


Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Alda Klosit, Havier e Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar.

Kështu, në datë 19 mars Prokuroria e Tiranës pritet të japë konkluzionet përfundimtare.

Klosi, ish-shefe e kabinetit të ish-ministrit Arben Ahmetaj, akuzohet për deklarim të rremë, fshehje pasurie dhe deklarim të rremë para OPGJ.

Kurse sanitarja Rozeta Dobi dhe i biri Havier Dobi akuzohen për veprën penale të vjedhjes me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Sakaq, për Klosin hetimi pasuror është veçuar dhe po vijon hetimi.

Zgjatet me 3 muaj afati i hetimit për Alda Klosin, avokati: S’kanë prova

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore