Lajme

Gjykata franceze mbështet ndalimin e “abaya-ve” myslimane në shkolla


Një grup i të drejtave myslimane kishte kërkuar të anulonte ndalimin e mantelit (abaya) të veshur nga disa gra dhe vajza muslimane me arsyetimin se ishte diskriminues.

Por Këshilli i Shtetit, gjykata më e lartë e Francës për ankesat kundër autoriteteve qeveritare, e hodhi poshtë mocionin.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia franceze “AFP”.

Qeveria muajin e kaluar njoftoi ndalimin e abaya-ve, duke thënë se ato thyen rregullat mbi sekularizmin në arsim, të cilat tashmë i kanë ndaluar shamitë myslimane.

Gjykata ra dakord që abaya përbënte një shfaqje të përkatësisë fetare.

Shoqata Aksioni për të Drejtat e Myslimanëve (ADM) kishte argumentuar se ndalimi ishte diskriminues dhe mund të nxiste urrejtje kundër muslimanëve, si dhe profilizimin racor.

Këshilli i Besimit Mysliman i Francës (CFCM), i krijuar për të përfaqësuar muslimanët para qeverisë, paralajmëroi se ndalimi i abaya-së mund të krijojë “një rrezik të rritur diskriminimi” dhe tha se po shqyrtonte paraqitjen e ankesës së tij përpara Këshillit të Shtetit.

Mungesa e “një përkufizimi të qartë të kësaj veshjeje krijon paqartësi dhe pasiguri ligjore”, tha CFCM-ja duke cituar AFP-në.

Shkollat franceze dërguan dhjetëra vajza në shtëpi pasi refuzuan të hiqnin abaya-t e tyre në ditën e parë të vitit shkollor të hënën.

Gati 300 nxënëse kundërshtuan ndalimin, tha ministri i Arsimit Gabriel Attal.

Shumica ranë dakord të ndërronin rrobat, por 67 refuzuan dhe u dërguan në shtëpi, tha ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore