
Gjykata e Tiranës ka rrëzuar pretendimet e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për të hequr masën e sekuestros nga materialet, mandatet dhe serverat e saj.
Masë e vendosur nga Prokuroria e Tiranës në kuadër të hetimit për shkeljet gjatë procesit zgjedhor në Shoqatën e Tiranës.
Padia në fjalë është ngritur para dy javësh nga Shoqata Rajonale e Tiranës, para se vetë ajo, me vendim të gjykatësit Arian Aliaj të rrëzohej në gjykatë.
Kjo bëri që të njihej Asambleja e thirrur nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe me kryetar Eduard Prodanin.
Gjykata, më parë, e ka dënuar Presidentin e FSHF-së, Armand Duka, me gjobë për pengim të procesit gjyqësor.
Gjithashtu ka dënuar me 700 mijë lekë gjobë FSHF-në dhe drejtuesit e saj për pengimin e gjykimit lidhur me procesin e hapur për manipulimet me shoqatat rajonale.
Manipulime, të cilat, kishin qëllim paracaktimin e rezultatit të zgjedhjeve të 2 marsit, duke favorizuar Dukën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Pritet të mbahet takimi për zbatimin e vendimeve të GJEDNJ, rastet përfshijnë dhe Shqipërinë
-
Shehaj “po punon” për një alternativë të re politike
-
Nesër mblidhet Këshilli i Ministrave të Italisë, në rend dite edhe marrëveshja e emigrantëve me Shqipërinë
-
Komiteti i Bernës apel Shqipërisë për aeroportin e Vlorës në zonën e mbrojtur