Lajme

Gjukanoviç: Vuçiç do të donte Kosovën pa shqiptarë


Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në një intervistë për mediumin kroat “Jutarnji list” ka thënë se paqja dhe stabiliteti i rajonit janë të kërcënuara.

Vuçiç-i sipas Gjukanoviç-it po gjenë pretekste lidhur me njohjen e Kosovës, kinse po ka presione dhe këtë po e bën vetëm për zvarritje politike, mirëpo ai vlerëson se “Ata(Serbia) dyshohet se po luftojnë për ta kthyer Kosovën”.

“Ata do të donin Kosovën, por pa shqiptarë. Siç do ta donte Malin e Zi, por pa malazezë”.

Ndëshkimi më i madh që ka mundur t’i bëhet Serbisë është mos zotërimi i Kosovës nga ta.

“Nuk do të kishte ndëshkim më të madh për Serbinë sesa ta zotëronte dikush tjetër (Kosovën)”.

Ai ka bërë kritika të ashpra ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, ndërsa politikën e tij e ka vlerësuar përtej asaj të Slobodan Millosheviç-it.

“Ai e ka tejkaluar Millosheviçin dhe është në gjendje të arrijë gjithçka që Millosheviçi nuk e bëri. Për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real në pamundësi që ta marrë Kosovën”, ka thënë Gjukanoviç.

Gjukanoviç ka folur edhe për zhvillimet e fundit në Cetinje të Malit të Zi.

“Linja e komandës së ofensivës në Cetinje dhe Malin e Zi, të paktën sot, ndoshta është bërë e qartë”.

Pa Malin e Zi në “botën serbe”, projekti i Serbisë së madhe është përgjithmonë i vdekur ka thënë ai.

“Nacionalizmi i dhunshëm i Serbisë së Madhe, i vendosur në selinë e politikës shtetërore të Serbisë, përpiqet me guxim të imponojë imazhin e Malit të Zi si një shtet tjetër serb, i cili arriti pavarësinë nga gabimi dhe pakujdesia e ish-udhëheqjes shtetërore të Beogradit. Dhe tani ky “gabim” po korrigjohet nga veprimi militant-politik i infrastrukturës së mbetur ndërkufitare të Serbisë së Madhe-Kisha e Serbisë, një komunitet kuazi-fetar përgjegjës për shumicën e krimeve të kryera nga ky projekt nacionalist nga vitet 1990 e deri në sot”.

Në një pyetjen se Mali i Zi a është në prag të konflikteve të mundshme, madje edhe të luftës civile, Gjukanoviç me anë të përgjigjes lë për të kuptuar se Mali i Zi ka krijuar disa ‘aleanca’ me shqiptarët në rajon, por pa i përmendur direkt.

“Kam frikë se ke të drejtë…Por ne kemi ruajtur paqen dhe kemi forcuar harmoninë multietnike në kohë shumë më sfiduese: në kohën e shpërbërjes së përgjakshme të Jugosllavisë, në fushatën e NATO-s kundër RFJ-së në 1999, në përgatitjen dhe mbajtjen e referendumit të 2006-ës, në vitin 2016 përpjekje për grusht shtet”.

Ai ndër të tjera ka thënë se prapa ngjarjeve në Cetinje qëndron edhe vet shteti rus.

“Kjo nuk është një çështje kishtare, por një çështje politike shtetërore. Kjo është arsyeja pse Kisha e Serbisë nuk është një lëndë, por një instrument. Dhe qeveria malazeze nuk është një organ shtetëror, por administrata e një komuniteti pothuajse fetar. Kjo është arsyeja pse ky është një projekt serbo-rus. Ne aktualisht po përjetojmë sulmin më agresiv të nacionalizmit serbomadh mbi shtetin malazez dhe identitetin malazez në historinë tonë të afërt. Ky nuk ishte rasti gjatë kohës së Millosheviçit”, ka deklaruar Gjukanoviç.

Ndërsa Mali i Zi javën e kaluar ka qenë në një trazirë të madhe politike dhe etnike, pothuajse në prag të luftës civile, midis dy rrymave të papajtueshme: një që aktualisht është në pushtet dhe që praktikisht po punon për të mohuar shtetësinë dhe kombin malazez, duke dashur ta bëjë atë një “Serbi në deti “, dhe të tjerët që me çdo kusht duan të ruajnë mbijetesën e shtetësisë malazeze dhe një identitet të veçantë kombëtar, kulturor e kishtar.

Joanikije u përurua të dielën si kreu i ri i degës malazeze të Kishës Ortodokse Serbe në një Manastir në Cetinje, pavarësisht kundërshtimeve e protestave.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore