Gjukanoviç vjen në Kosovë

SHFLETO
Valon Rashiti
24.10.2022 18:23
Loading Icons...

Presidenti i Mali të Zi, Milo Gjukanoviç, këtë të hënë të 24 tetorit pritet të arrijë për vizitë në Kosovë.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës e cila ka bërë të ditur se do të ketë ndërprerje të përkohshme të disa segmenteve rrugore

“Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit dhe qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në Kosovë”, thuhet në njoftim.

“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore, ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete”.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante.

“Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga qytetarët dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”.

Gjatë muajit maj të këtij viti, presidenti malazez në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me homologen e tij kosovare,Vjosa Osmani, ka treguar qëndrimin e Malit të Zi karshi iniciativës të Ballkanit të Hapur, i cili në një farë mënyrë nuk përkon me qëndrimin e kryeministrit malazez, Dritan Abazoviç, lidhur me këtë temë.

Në pjesën tjetër të konferencës për media, Gjukanoviç e Osmani patën folur kryesisht për raportet e shkëlqyera që Mali i Zi e Kosova kanë si dy shtete fqinje. Përtej se miqësi, u tha se janë edhe “të bazuara në objektivat strategjike në mes të dy vendeve tona”.

Gjukanoviç, potencoi se do t’u përmbahen të gjitha ujdive me palën kosovare.