Gjukanoviç: Rusia ka shkatërruar sistemin e vlerave në Ballkanin Perëndimor

SHFLETO

Milo Gjukanoviç

 

Armat Matoshi
07.10.2022 10:33
Loading Icons...

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, në kuadër të samitit të parë të Komunitetit Politik Evropian, ka ritheksuar se implikimet e krizën në Ukrainë, janë përhapur edhe në Ballkanin Perëndimor.

Ai nga Praga ka deklaruar se lufta hibride e Rusisë në rajon është intensifikuar së fundi.

“Sistemi i vlerave në Ballkanin Perëndimor ka qenë mjaft i shkatërruar nga aktiviteti hibrid rus gjatë disa viteve të fundit dhe se është në një gjendjen më të keqe krahasuar me periudhën e disa viteve më parë”, ka thënë Gjukanoviç, transmeton mediumi malazez “Analitika”.

Shefi i shtetit potencoi se është konfirmuar gatishmëria e të gjitha vendeve evropiane, jo vetëm anëtarëve të BE-së, për të garantuar furnizimin me gaz dhe burime të tjera energjetike për të gjitha vendet evropiane.

“Gjithashtu, të përcaktohet një politikë e unifikuar e çmimeve në prokurimin e gazit në mënyrë që të mbrohet standardi i të gjithë banorëve të kontinentit evropian në kohën më të shkurtër të mundshme”.

Pavarësisht se Mali i Zi po kalon një krizë të brendshme politike, Gjukanoviç ka vlerësuar se ka vendosmëri për ta stabilizuar situatën politike së shpejti.

“Duhet të kemi një qeveri që do të vazhdojë ta udhëheqë Malin e Zi në rrugën e prosperitetit evropian dhe që do të vazhdojmë të luajmë një rol të rëndësishëm si promovues i vlerave evropiane në rajonin e Ballkanit Perëndimor”.