Lajme

Gjukanoviç për Sebrenicën: Gabime të tilla nuk duhet të përsëriten


Milo Gjukanoviç, Presidenti i Malit të Zi

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka përkujtuar e 26 vjetorin e masakrës së Sebrenicës, gjatë vizitës së tij në “Memorialin e Gjenocidit të Sebrenicës” i cili gjendet në fshatin Potoçari afër qytetit të Sebrenicës në Bosnje dhe Hercegovinë, duke thënë se gabime të tilla nuk duhet të përsëriten.

Ai gjatë fjalimit të tij ka thënë me nderimin e viktimave të Sebrenicës mbrohen vlerat e civilizimit.

“Unë jam këtu për të bërë nderimet e mia për viktimat e gjenocidit në Srebrenica, për të kontribuar në mbrojtjen e vlerave të civilizimit dhe për të parandaluar përsëritjen e mundshme të gabimeve të tilla”, raporton gazeta Oslobodjenje, e cila botohet në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Nuk është më pak e rëndësishme të kujtojmë se të gjithë duhet të jemi përgjegjës për përpjekjet për të rishikuar krimin e Srebrenicës dhe që ideologjitë e krimit të cilat kërcënojnë ndonjëherë paqen dhe stabilitetin e qytetarëve tanë”.

Javë më parë Parlamenti i Malit të Zi kishte votuar rezolutën që ndalonte mohimin publik të gjenocidit në Serbenicë.

Parlamenti i Malit të Zi kishte shkarkuar edhe ministrin e Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviç, pasi që ky i fundit kishte mohuar ta votoj rezolutën në fjalë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore