Shqipëria

Gjuha “e Molierit” bën bashkë Ramën me Macron-in dhe Trudeau-n


Kryeministri shqiptar Edi Rama u takua me homologun kanadez Justin Trudeau dhe presidentin francez Emmanuel Macron në premisat e Samitit të Frankofonisë.

Ky i fundit, mbahet në Tunizi në datat 19 dhe 20 nëntor.

Kreu i qeverisë është pritur fillimisht nga presidenti i Republikës së Tunizisë, Kais Saied.

Këtë fundjavë, rreth tridhjetë liderë, të shoqëruar nga shtatë drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale priten në Tunizi në kuadër të Samitit të Frankofonisë, i cili po zhvillohet në Xherba.

Pas dy shtyrjeve, për shkak të COVID-19 në 2020 dhe grushtit të shtetit të presidentit tunizian Kaïs Saied në vjeshtën e vitit 2021, ky takim do të festojë me pak vonesë pesëdhjetë vjetorin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF), e krijuar në vitin 1970.

Kjo e fundit, bashkon 88 anëtarë dhe prej të cilave Tunizia ishte një nga vendet themeluese nën presidencën e Habib Bourguiba-s.

Samiti i Frankofonisë duhet të vendosë për strategjitë për zhvillimin e gjuhës frënge por edhe për zhvillimin e folësve të saj dhe shteteve frëngjishtfolëse.

Ky takim duhet të shikojë gjithashtu rëndësinë e lidhjes dhe teknologjisë digjitale në një kohë kur bota është nën presionin e energjisë për shkak të luftës në Ukrainë.

Në të vërtetë, gjuha frënge është e katërta më e përdorur në botën digjitale dhe e pesta më e folur në botë pas anglishtes, kinezishtes, hindishtes dhe spanjishtes, me 321 milionë folës.

Sipas shifrave të publikuara nga OIF-ja në raportin e tij të vitit 2022, shumica e këtyre frëngjishtfolësve e kanë përdorimin e përditshëm të gjuhës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore