Gjuajtje me armë mes familjarëve në Lupç të Podujevës, katër të plagosur, njëri në rrezik për jetë

SHFLETO

Ilustrim

 

Valon Rashiti
01.05.2024 19:53
Loading Icons...

Katër persona kanë pësuar lëndime trupore në Lupç të Podujevës, tre prej tyre me armë zjarri e njëri me thikë këtë të mërkurë pasdite, derisa nga hetimet fillestare të policisë dyshohet se plagosjet ndodhen pas mosmarrëveshjeve mes familjarëve.

Ndërkaq njëri prej të plagosurve është në rrezik për jetë, tjetri është në gjendje të rëndë e dy të tjerë kanë plagë të lehtë, ka njoftuar Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi se një person është arrestuar, e rasti po trajtohet si “vrasje në tentativë” me qëllim të zbardhjes së ngjarjes.

“Një (1) person i dyshuar në këtë ngjarje është shoqëruar në stacion policor për t’u intervistuar. Prokurori i Shtetit në koordinim me policinë janë duke i ndërmarrë veprimet hetimore në drejtim të veprës penale ‘Vrasja në tentativë’, me qëllim të sqarimit të rrethanave të këtij rasti”, tha për Albanian Post, zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj.