Shqipëria

Gjonaj takim me dyer të mbyllura me drejtorët e burgjeve


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, mblodhi në një takim urgjent drejtorët e burgjeve dhe të IEVP-ve të sistemit të burgjeve në Shqipëri.

Gjonaj zhvilloi një takim me dyer të mbyllura. Në këtë takim ajo analizoi veprimtaritë e IEVP-ve dhe komunikoi me titullarët duke gatishmëri të shtuar dhe rritje maksimale të masave të sigurisë në çdo burg në vend.

Takimi u zhvillua me drejtorët e burgjeve për të siguruar garantimin maksimal të sigurisë, pavarësisht fushatës elektorale.

Gjonaj deklaroi se detyra e vetme e drejtorëve të burgjeve mbetet në çështja e sigurisë në institucione.

Siguria në institucione duhet të përforcohet në një shkallë më të lartë.  Për shkak të situatës elektorale forcat policore do të duhet të jenë në një shkallë sigurie më të lartë.  U diskutua për marrjen e masave për ndalimin dhe kapjen e sendeve të ndaluara në institucione.

Salla Operacionale e Monitorimit është tërësisht funksionale. Ministrja garantoi se kjo salle funksionon 24 orë gjatë gjithë javës dhe është nën kujdesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve për të evidentuar çdo shkelje që mund të ndodhë në çdo IEVP. Ministrja deklaroi se përgjegjësia e shkeljeve do të jetë individuale për drejtuesit e IEVP-së.

Do të tregohet kujdes i veçantë me raportet e vlerësimit të sjelljes të të dënuarve dhe të të paraburgosurve që japin stafet e burgjeve.

Ministrja analizoi masat që duhen marrë për miradministrimin e procesit zgjedhor. Gati të gjitha IEVP-të, do të kenë qendra votimi.

Gjatë mbledhjes ministrja u ndal në çështjen e respektimit të protokolleve të sigurisë në IEVP-të.  Sipas protokolleve zbatohet regjimi 41-bis.  Monitorimi i këtij regjimi do të kryhet nga drejtori i Policisë së Burgjeve dhe nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve.

U kërkua kujdes i veçantë raportet e vlerësimit të sjelljes të të dënuarve dhe të të paraburgosurve në stafet e burgjeve.

Ministrja vuri theksin tek respektimi maksimal të protokolleve kundër COVID-19. Gjonaj e cilësoi administrimin e situatës protokolleve kundër COVID-19 në burgje një histori suksesi.

Ajo theksoi se deri më tani janë vaksinuar 160 punonjës të personelit shëndetësor të burgjeve falë kërkesës së drejtpërdrejtë të ministres.  Në procesin e vaksinimit do t`i jepet prioritet  si punonjësve të Policisë së Burgjeve si punonjësve të  Policisë së Shtetit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore