Sport

Gjobiten Ibrahimovic dhe Lukaku për sherrin që ndodhi mes tyre


Historia e sherrit mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut, në derbin e 26 janarit, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë, është mbyllur plotësisht rreth tre muaj më pas, në ditën e 27 prillit.

Komisioni Disiplinor në Federatën e Futbollit në Itali, hetuan rastin edhe për përdorim të fyerjeve me bazë racore, duke marrë në pyetje arbitrat e ndeshjes, si dhe vetë dy protagonistët e sherrit, Ibra e Lukaku.

Në fund të hetimit, u vendos që Ibrahimovic të dënohet me 4000 euro gjobë dhe Lukaku me 3000 euro gjobë.

Pa gjobë nuk shpëtuan as klubet e dy futbollistëve, me 2000 Euro gjobë është dënuar edhe klubi i Milanos, ndërsa Interi u dënua me 1250 euro.

Futbollistët u konfrontuan në minutat e fundit të pjesës së parë, si dhe gjatë kohës kur po shkonin në dhomat e zhveshjes, teksa nuk munguan edhe frazat ofenduese ndaj njëri-tjetrit, ndërsa arbitri i ndëshkoi me nga një karton të verdhë.

Derisa kjo masë ishte paralajmëruar më herët, ku dy klubet kishin rënë dakord me gjobitjen e lojtarëve dhe kishin hequr dorë nga ndjekja e çështjes në organe më të larta të drejtësisë sportive.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore