Të hënën e 13 shtatorit, Gjykata e Posaçme për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg për ish-kryebashkiakun e Lushnjës, Fatos Tushe.
Ai akuzohet për afera korruptive dhe shpërdorim detyre.
Tushe kërkoi masë më të butë për arsye shëndetësore.
Gjatë korrikut, ai paraqiti disa kërkesa, me arsye shëndetësore, pranë gjykatës për ta liruar atë me kusht.
Në kërkesën e depozituar në gjykatë, Fatos Tushe pretendon se vuan nga sëmundje të zemrës, diabet, gurë në tëmth, si dhe është alergjik ndaj ushqimeve specifike.
Ndërkaq, Tushe u shpreh se ishte i gatshëm të paguante lirimin me kusht, në mënyrë që të dilte nga burgu.
Tushe, së bashku me zyrtarët e tjerë, u arrestuan me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), të hënën e 6 korrikut.
Akuzat për të arrestuarit
Kryebashkiaku Tushe u arrestua sepse akuzohej për favorizim dhe korrupsion.
Hetimi ndaj Tushës nisi në korrik të 2020-ës.
Kjo erdhi pasi u dyshua se kishte përfituar në mënyrë të paligjshme nga një tender me vlerë 24 milionë lekë. Ky tender kishte të bënte me ndërtimin e kanalit vaditës në Lushnjë.
Të martën e 7 korrikut, kryeministri Edi Rama, me vendim të Këshillit të Ministrave, shkarkoi nga detyra Fatos Tushen.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Gonzato thotë se korrupsioni mbetet ndër tre shqetësimet themelore për rininë shqiptare
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel