Shqipëria

GJKKO pushon padinë e Bashës ndaj Veliajt për shpifje


Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pushuar padinë e ish-kryedemokratit Lulzim Basha ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Togat e zeza pushuan çështjen pasi nuk është paraqitur as Lulzim Basha dhe as avokatët e tij.

Në tetor të 2020-s, Basha ka akuzuar kreun e Bashkisë Veliaj, për “shpifje”.

Çështja – më parë në Gjykatën e Lartë – u ridrejtua drejt Gjykatës së Posaçme, me arsyetimin se Gjykata e Lartë nuk ka kompetencë për ta gjykuar.

Ai i ka konsideruar si shpifje akuzat e Veliajt se ish-kryedemokrati ishte bërë me katër shtëpia pas tërmetit të 26 nëntorit. Gjithashtu Veliaj pati thënë se Basha ka përfituar gjatë periudhës së fatkeqësisë së tërmetit dhe ka ndërtuar pa leje.

Ish-kryetari i PD-së i ka konsideruar si “të pavërteta” dhe të bëra me qëllim dëmtimin e reputacionit dhe dëmtimin e imazhit në mënyrë të qëllimshme.

Padia ndaj Veliajt, Basha në Gjykatën e Posaçme

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore