
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të martën e 10 majit ka marrë në shqyrtim dosjen e ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja.
Dedja do të gjykohet për deklarim të rremë dhe fshehje pasurie.
Më 3 gusht Prokuroria e Posaçme (SPAK), pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie dërgoi për gjykim dosjen e tij në GJKKO.
Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Më 28 prill me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO-ja sekustroi pasurinë e Dedjas. Këtij të fundit iu sekuestrua një apartament 60 m2 në Golem.
Hetimet për Dedjan nisën që në maj të vitit 2020. Nga hetimet e SPAK-ut rezultoi se ish-kreu i Kushtetueses kishte në pronësi pasuri të paluajtshme të cilat nuk i justifikonte dot.
Procesi i vetting-ut
Në dhjetor të vitit 2018, Dedja nuk e kaloi me sukses fazën e Vetting-ut. Ai u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me arsyetimin se nuk justifikonte pasurinë e tij dhe nuk shpjegonte burimin e të ardhurave financiare.
Rrjedhimisht KPA-ja hodhi poshtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Dedjas.
Ai u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2018 nga KPK-ja, megjithëse gjatë hetimeve administrative, u vërejtën një sërë shkeljesh në deklarimin e pasurisë.
Fill pas vendimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e kundërshtoi KPK-në duke kërkuar nga Komisioneri Publik që të ankimonte në KPA.
Në korrik 2018 Komisioneri apeloi vendimin në KPA.
/Albanianpost.com-
SHBA-të festojnë 246-vjetorin e pavarësisë, Kim e uron duke vënë theksin te marrëdhënia me Shqipërinë
-
Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit, Armand Duka: Moment ideal për t’i falënderuar
-
8 DITË DERI NË SHPALLJEN E FITUESIT TË VETURËS SË PARË NGA NIMI TV!
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për 6 efektivët e “Shqiponjave”
Lajmet kryesore
-
Balla ripohon mbajtjen e Konferencës Ndërqeveritare me parlamentarin gjerman
-
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata lë në fuqi pezullimin nga detyra për 6 efektivët e “Shqiponjave”
-
Firma kineze blen fermën pranë bazës amerikane të Forcave Ajrore
-
Hill: Jam i zhgënjyer me ritmin e dialogut, SHBA-të e mbështesin Ballkanin e Hapur