Shqipëria

GJKKO-ja vendos “sekuestro preventive” ndaj 16 pasurive të paluajtshme të Jamarbër Malltezit


Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë (GJKKO) ka vendosur të premten e 20 tetorit masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” për 16 pasuri të paluajtshme në pronësi të dhëndrit të ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi.

Lajmi u bë i ditur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, duke cituar njoftimin zyrtar për shtyp.

Ndër të tjera, GJKKO-ja ka vendosur nën sekuestro preventive edhe gjashtë llogari bankare (në euro, dollarë dhe lek) në emër të Jamarbër Malltezit, si dhe kuotat e kapitalit themeltar në shoqëritë “Homeplan” shpk (45 për qind e kuotave), “Magnet IMO” shpk (100 për qind e kuotave) dhe “Magnet Gym&Fi” (60 për qind e kuotave).

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar veprimet konkrete të ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë privatizimit të klubit Partizani, duke cituar komunikimin zyrtar për hetimin.

Objekti i hetimit të këtij procedimi penal, sipas SPAK-ut, janë veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportësh Partizani”.

SPAK: Malltezi shfrytëzoi pushtetin e Berishës për të fituar në mënyrë të parregullt 5 milionë euro

Berisha miratoi ligje si kryeministër për nevojat e dhëndrit të tij, zbulon SPAK

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore