Shqipëria

Gjirokastër, zjarri mësyn fshatin e Palokastrës, temperatura arrin vlerën 42


Të hënën e 2 gushtit një tjetër zonë e Shqipërisë është përfshirë nga zjarri.

Bëhet me dije se kodrat e fshatit Palokastër të Gjirokastrës janë përfshirë nga flakët.

Për shkak të temperaturave të larta, zjarri po përhapet me shpejtësi duke djegur kullotat.

Nga të dhënat e para, mësohet se kanë mbërritur dy zjarrfikës për të shuar zjarrin, pasi situata vlerësohet kritike.

Në këto zona, temperatura ka arritur në vlerën 42 gradë Celsius.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore