Gjirokastёr/Ushtruan dhunё fizike dhe psikologjike ndaj njё 34-vjeçari, i pёrfshirё dhe njё i mitur

SHFLETO
Marinela Foti
10.06.2021 19:24
Loading Icons...

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar tre persona të akuzuar për pengmarrje, tё cilёt shfrytёzuan nё krim dhe njё tё mitur 14-vjeçar.

Personat e arrestuar janё M. D., 28 vjeç, E. T., 33 vjeç dhe D. K., 35 vjeçe.

Kёta shtetas nё bashkёpunim me njёri-tjetrin, tentuan t’i heqin lirinё shtetasit J.Gj. 34-vjeç, banues nё Gjirokastёr.

Ndaj tij ёshtё ushtruar dhunё fizike dhe psikologjike pёr disa orё, njofton policia.

Njё armё zjarri e tipit automatike u gjet nё banesёn e shtetasit E.T., 35 doza me lёndё tё dyshuar narkotike cannabis sativa dhe njё thikё.

Policia njoftoi gjithashtu, se 14-vjeçari do të procedohet në gjendje të lirë, teksa po vijon hetimi për dhënien e masës së tre personave të tjerë.