Përballje

Gjilani eliminohet nga Liga e Konferencës


Gjilani është eliminuar nga rrethi i parë i kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Skuadra gjilanase kishte marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë duke barazuar 2:2 ndaj ekipit nga Luksemburgu, Niedercorn.

Gjilani që ishte nikoqir i këtij takimi, në stadiumin “Fadil Vokrri” humbi me rezultat 2:0, çka nënkupton se eliminohet nga garat evropiane.

Gjërat u vështirësuan për Gjilanin pasi që nga minuta e 14-të mbeti me një lojtar më pak në fushë, kjo kur Egzon Sinani u përjashtua me karton të kuq.

Përkundër një lojtari më pak,  skuadra gjilanase arriti që pjesën e parë ta mbyll me rezultat të barabartë 0:0.

Rezultati u zhbllokua në pjesën e dytë të lojës me golin e Antoine Mazure-Hanus (65’), i cili u asistua nga Kenny Mixtur.

Në minuta e mbetura, ekipi i Gjilanit nuk ia doli të realizonte që së paku ta dërgonte sfidën në vazhdime.

Për më shumë, Walid Jarmouni e realizoi edhe golin e dytë për ekipin në minutat shtesë.

Ndryshe, kjo është edhe ndeshja e fundit që Gjilani e luan në garat evropiane për këtë vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore