Shqipëria

Gjiknuri: Listat e kandidatëve, me formulën e re janë në lojë 40 mandate


Deputeti socialist Damian Gjiknuri, në fjalën e tij në Kuvend mbi ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ka thënë se ka një kakofoni sikur formula e përdorur për listat e kandidatëve po mbyll garën.

Sipas tij, në vitin 2021 vetëm tre kandidatë thyhen herësin, ndërsa me formulën e propozuar janë rreth 40 mandate në lojë.

“Edhe sikur të kemi listat 100%, e dini sa mandate do të ndryshonin në renditje, referuar rezultatit të 2021? Vetëm 34 mandate dhe nuk do kishim garanci për kuotat gjinore. Me sistemin e hapur në lojë, duke respektuar kuotat gjinore, do të ishin në lojë 22 mandate. Ndërsa sot kemi në lojë 40 mandate. Pra miti i mbylljes së konkurrencës rrëzohet me shifra”, ka thënë Gjiknuri.

Gjiknuri ka shtuar se tashmë është arritur një zgjidhje për votën e Diasporës dhe se votimi do të bëhet me postë.

Ai në fjalën e tij ka drejtuar thirrje për mbështetje të KQZ-së në këtë proces të rëndësishëm.

“Vështirësitë që ka pasur opozita në artikulimin e qëndrimeve të saj në mënyrë të artikuluara, por jemi me një produkt të dakortësuar duke shënuar një hap të rëndësishëm. Paketa ligjore që miratojmë sot zgjidh të gjitha boshllëqet”, ka thënë ia.

“Projekti përcakton që çdo shtetas shqiptar jeton për një kohë të gjatë jashtë vendin do të mund të regjistrohet dhe të votojë në zgjedhjet e 2025. Dokumentacioni i regjistrimit do të përmbajë çdo informacion të nevojshëm dhe gjithçka do të ndërtohet nëpërmjet një platforme elektronike. Ky proces mundëson integritetin e të dhënave”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore