Sport

Gjigantët e Serie A në ndjekje të talentit të Sassuolo-s


Klubet nga Serie A, Inter dhe Juventus, janë vënë pas futbollistit të talentuar të Sassuolo-s, Davide Frattesi-t.

Sipas asaj që raporton “Tuttosport”, klubet e lartcekura dëshirojnë shërbimet e mesfushorit të talentuar që në afatin kalimtar dimëror, por Sassuolo është e vendosur që ta mbajë akoma atë në skuadër.

Frattesi po shkëlqen këtë sezon me fanellën e Sassuolo-s, i cili vazhdimisht po bënë paraqitje mbresëlënëse.

Edhe pse ka pozitë defensive, Frattesi gjatë 22 ndeshjeve në këtë sezon, ka arritur të shënojë katër gola dhe të dhurojë dy asistime.

Ai ka qenë pjesë e akademisë së klubit të Romës, i cili u ble nga Sassuolo në vitin 2017 për shumën e 5 milionë eurove.

Mirëpo, Frattesi u huazua te skuadrat italiane, fillimisht te Ascoli, e më pas te Empoli e Monza.

Tani 22 vjeçari është vënë nën shënjestrën e klubeve të mëdha në Itali dhe jo vetëm, të cilat janë të gatshme për të shpenzuar shumë para, që të nënshkruajnë me mesfushorin italian.

Kujtojmë që Frattesi gjithashtu numëron edhe 56 paraqitje me grupmoshat e reja të kombëtares së Italisë, prej të cilave ka shënuar nëntë gola.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore