Gjigantët e Serie A kërkojnë transferimin e Origi-t

SHFLETO
albanianpost
13.12.2021 17:35
Loading Icons...

Futbollisti i Liverpool-i, Divock Origi, është bërë shënjestër e klubeve italiane, Milan dhe Atalanta.

Sipas asaj që shkruan “Tuttomercato”, dy gjigantët nga Serie A kërkojnë që në janar ta transferojnë sulmuesin belg.

Mediat italiane shkruajnë se Milan-i ishte pretendent kryesor për të nënshkruar në janar me Origi-n, të cilin e shohin si zëvendësues të Ibrahimovic-it.

Gjithashtu emergjenca në lëndimin e sulmuesve si Rebic e Pellegri, ka bërë që kuqezinjtë të hidhen në sulm për të kërkuar një futbollist ofensivë, që do të përshtatej në skemat e trajnerit, Stefano Pioli.

Por, tani nuk mbetet vetëm Milan-i në garë për transferimin e sulmuesit 27 vjeçar, pasi që edhe Atalanta e kërkon Origi-n.

Bergamaskët janë duke kërkuar një sulmues, pasi që futbollisti i tyre, Luis Muriel, siç duket mund të largohet nga Atalanta, pasi që nuk është i kënaqur me minutat në fushë.

Andaj, Origi do të ishte futbollisti ideal për të përbërë një dyshe në sulm, së bashku me Duvan Zapata-n.

Në anën tjetër, edhe Origi nuk është i kënaqur në “Anfield”, pavarësisht se ka qenë hero i Liverpool-it në disa ndeshje tejet të rëndësishme.

Mirëpo, ai nuk mundi asnjëherë të bëhej zgjedhja e parë e trajnerit Jurgen Klopp dhe, për këtë arsye, mund të pranojë një transferim në Serie A.

Kujtojmë që Liverpool e transferoi Origi-n në vitin 2014 nga skuadra e Lille, për shumën e 13 milionë eurove.

Pastaj atë e huazoi përsëri te skuadra franceze, e më pas edhe në klubin gjerman Wolfsburg.

Gjatë këtyre viteve në Angli, Origi pa pasur 170 paraqitje me “the reds”, prej të cilave ka shënuar 40 gola.