Sport

Gjermanisë gati t’i kthehet një yll për Botërorin


Florian Wirtz është rikthyer në stërvitje pas mungesës së gjatë për shkak dëmtmi. Mesfushori i avancuar pësoi këputje të ligamentit të kryqëzuar në mars dhe që nga ajo kohë ka qenë jashtë fushave.

Këtë të premte, talenti i Bayer Leverkusen është stërvitur me top. Lajmi u bë i ditur nga vetë klubi i Bundesliga-s.

19-vjeçari është një aset i rëndësishëm dhe për kombëtaren gjermane, por nuk dihet me siguri nëse ai do të jetë gati 100 për qind për Kupën e Botës.

Sezonin e kaluar, teksa ishte ende i padëmtuar, Wirtz ishte në “top” formë. Ai kishte realizuar 10 gola dhe 14 asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.

Wirtz, së bashku me Jamal Musiala është një nga talentet më të mëdhenj të futbollit gjerman. Ai është në fokusin e disa skuadrave të medha si Bayern Munich, Real Madrid dhe disa klubeve nga Premier League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore