Alexander Rhotert, politolog gjerman, në një artikull autorial për gazetën e përditshme gjermane “Frankfurter Rundschau” kushtuar planeve për mihje të një miniere të litiumit në Serbi, ka vlerësuar se Gjermania është duke injoruar lidhjet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën, por njëkohësisht edhe agresivitetin e palës serbe ndaj fqinjëve rajonalë, posaçërisht ndaj Kosovës.
“Qeveria e Gjermanisë ka bërë shumë gjëra siç duhet sa i përket politikës së sigurisë dhe mbrojtjes. Por fakti që Beogradi zgjeron vazhdimisht marrëdhëniet e ngushta me Moskën dhe Pekinin është injoruar, krahas agresivitetit të Serbisë ndaj disa fqinjëve”, ka konsideruar Rothert, derisa ka përmendur sulmin terrorist të paramilitarëve serbë vitin e kaluar në Kosovë.
“Një sulm nga huliganët serbë ndaj forcave të NATO-s në Kosovë në maj të vitit të kaluar dhe sulmi nga paramilitarët serbë në shtator pothuajse shkaktuan një konflikt të armatosur ndërkombëtar, të cilin vetëm presioni i jashtëzakonshëm i Uashingtonit ndaj Beogradit e parandaloi në minutën e fundit”, ka kujtuar ndër të tjera studiuesi i Ballkanit Perëndimor.
Ndryshe, më 19 korrik, në Beograd, u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi ndërmjet Bashkimit Evropian (BE) dhe Serbisë për partneritet strategjik për lëndët e para të qëndrueshme, zinxhirët e prodhimit të baterive dhe automjetet elektrike. Përkundër se ekonomia e Serbisë është e vogël, shteti serb posedon një nga depozitat më të mëdha të litiumit në Evropë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Raundi i ri i negociatave në Bruksel: Një rast për zgjidhje apo një gozhdë më tepër në “arkivolin” e dialogut?
-
Serwer: SHBA-ja të ndihmojë Kosovën në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në veri
-
Abdixhiku: Kurti mashtroi, varfëroi dhe izoloi një popull të tërë
-
Luhrmann: Në përpjekjet e Sarrazinit për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme, duhet të angazhohet edhe Qeveria e Kosovës